Iu kujtohet Rumania që preku fundin? Tani shkojnë në majën më të lartë, fitojnë kundër Ukrainës pastër në Europian

Rumania ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit. Kjo skuadër pësoi një humbje me Shqipërinë në Europianin e Francës dhe që prej asaj kohe kaloi momente shumë të vështira aq sa shumë specialistë e quajtën si situatën më kritike të Kombëtares në gjithë historinë.

Pas formës së dobët, Rumania është ngritur sërish në nivelet e larta. Kjo skuadër mori vendin e parë në grupin kualifikues dhe shkoi në Europian si kryesuese, duke lënë pas vetes Zvicrën. Ndërkohë sot ka fituar me shifrat 3-0 ndaj Ukrainës në ndeshjen e tyre të parë në këtë Europian me golat e Stanicu, Marin dhe Dragus. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/