Muaji nëntor shfaqi luhatje në rezultate për Barcelonën dhe këtë e ka pranuar vetë Hansi Fliku. Trajneri i katalanasve është shprehur se ndihet i lumtur që ky muaj përfundoi dhe tashmë nisi dhjetori. Ai është shprehur gjithashtu në konferencë për shtyp pas fitores me goleadë 1-5 kundër Majorkës se ndeshjet e fundit kanë treguar që golat janë të rëndësishëm.
“Jam i lumtur që ky nëntor mu** mbaroi dhe filloi dhjetori. Pozicionet jashtë loje? Ju gjithmonë numëroni pozicionet jashtë loje. Për mua kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka fakti që ne na duhet të vrapojmë pas. Edhe kur ka pozicion të pastër jashtë loje prej 5 metrash, ne na duhet të vrapojmë për t’u tërhequr pas. Këtë nuk e kuptoj. Nëse është pozicion jashtë loje, arbitri duhet të ndalë menjëherë lojën. Unë nuk i numëroj. Ndeshjet e fundit kanë treguar se të rëndësishëm janë golat. Sot shënuam 5 dhe fituam”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/