Iu desh një çmenduri me 24 penallti, Milani thyen rekordin negativ që e përndiqte prej 17 vitesh

Milani fitoi një ndeshje mjaft të çmendur përballë Rio Ave. Pas përfundimit të ndeshjes me shifrat 2-2, fituesja u finalizua vetëm pas gjuajtjes së penalltive. Rezultati i 11-metërshave përfundoi 9-8, por gjithsej u gjuajtën 24 të tilla. Të dyja skuadrat dukeshin se nuk dinin të humbin asnjë penallti, minutazhi shkoi aq gjatë sa tek tifozët që shikonin nga shtëpia ndiheshin sikur sfida po riluhej.

Me këtë fitore mjaft të vështirë kuqezinjtë siguruan fazën e grupeve. Milani kishte një rekord mjaft negavit, teksa në 17 vitet e fundit nuk kishte fituar një ndeshje me penallti në një kompeticion europian. Në vitin 2003 Milani mposhti Juventusin duke u bërë kampione e Champions League. Do të duhej të vinte viti 2020 që Milani të provonte të njëjtën tjetër ndjesi, edhe pse kjo fitore nuk ngjason me atë te vitit 2003./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *