Iu afrua golit që në minutën e 3, Regi Lushkja pranë largimit nga Champions League për shkakun e Plzen

Viktoria Plzen rezultoi “kockë e fortë” për moldavët e Sherif Tiraspol. Këta të fundit kanë humbur në shtëpi me shifrat 1-2, megjithëse kaluan të parët në avantazh me anë të një penalltie. Miqtë e dominuan dukshëm pjesën e parë duke shpërdoruar raste flagrante. Pas golit të dytë të shënuar nga Bucha në minutën e 55, loja iu la në kontroll Sherifit, që nuk barazoi dot rezultatin.

Ndërkohë Regi Lushkja luajti nga minuta e parë këtë ndeshje, teksa u zëvendësua në të 72. Mesfushori shqiptar ishte shumë pranë golit në minutën e 3 me një gjuajtje të bukur nga distanca, por portieri i Plzen u tregua i mrekullueshëm duke mos e lejuar sferën që po shkonte në cepin e portës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *