Nga një gol në çdo pjesë, një ndeshje thuajse perfekte dhe fitore 2-0, Anglia dërgon në shtëpi Suedinë dhe tashmë pret qetësisht gjysmëfinalistin që do të ketë përballë, Rusinë apo Kroacinë, tani nuk ka shumë rëndësi.
Tre Luanët po binden gjithnjë e më shumë që vlejnë, kanë një ekip të fortë, jo aq pa eksperiencë sa duket dhe me cilësi në çdo repart.
Ka ndikuar shumë eliminimi i gjigantëve të futbollit, sepse Anglia nuk e shihte veten kaq larg prek dekadash, në një kohë që Gjermania, Brazili, Argjentina e Spanja kanë ikur me pushime.
Tashmë, duke përfituar edhe nga shorti i shkëlqyer, Anglia ka kapur gjysmëfinalet dhe nuk është më një sukses, sepse duhet finalja. Më pas, të shohim.
Suedia bëri ç’mundi, e bëri më së miri detyrën, kualifikimi deri në çerekfinale ishte arritje e madhe, por Anglia ishte superiore.
Me pak raste për gol, skuadra e Sauthgejtit e goditi aty ku nuk e priste Suedinë, sepse shënuan Meguair e Alli, të dy me kokë: dy lojtarë që nuk shënojnë shpesh, të dy me armën më të mirë të Suedisë, ajrin.
Fitore e madhe dhe mëse e merituar, ndërkohë që meriton një vlerësim të veçantë portieri Pikford, perfekt edhe sot, kur u desh të shpëtonte rezultatin.
Two attempts on target = ????
A clinical performance from @England!
Only Russia or Croatia stand between them and the #WorldCupFinal… #SWEENG pic.twitter.com/brZgbD3LlL
— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) July 7, 2018
SUEDI – ANGLI 0-2
Shënues: Meguair 31′, Alli 59′
72′ Suedia shumë pranë golit. Kundërsulm i shpejtë, Guideti pason në qendër për Berg, ky i fundit godet fort, popr qendrore dhe Pikford devijon lehtësisht mbi traversë.
59′ GOL ANGLIA! Ashtu si në pjesën e parë, Anglia godet pa u sforcuar shumë. Pas një sulmi të gjatë, Tripier hodhi një kros perfekt në zonë dhe aty Dele Alli, me kokë, nuk fal. Suedia befasohet, është mundur sot në ajër, aty ku ka armët e saj!!!
GOAAAAAAAAL DELE ALLLLI!!!! ENGLAND 2-0 SWEDEN pic.twitter.com/dKN6lHahuF
— FIFA World Cup (@WorIdCupUpdates) July 7, 2018
54′ Anglia krijon rrezikun e parë në zonën suedeze, me disa goditje me kokë në zonë, por askush nuk e godet portën. Duket sikur po përsëritet pjesa e parë e ndeshjes.
47′ SUEDIA PRANË GOLIT! Një kros në zonë, ashtu si pritet nga Suedia, dhe Berg godet fort me kokë, por Pikford është perfekt me ndërhyrjen e tij, duke shmangur golin!
46′ NIS PJESA E DYTË
PUSHIMI I NDESHJES – Mund dhe duhej të kishte shënuar edhe një gol tjetër, por Anglia ka bërë gjithçka mirë. Lojë e zgjuar, me ritëm jo tepër të lartë, duke mos i dhuruar asnjë shans për gol Suedisë, ndërsa goli me Meguair ishte shpërblimi për presionin dhe armët e shumta në sulmin e Tre Luanëve. Ndoshta Sterling do të pendohet për rastin që humbi në fund të pjesës së parë, sepse Suedia nuk dorëzohet kurrë.
Key stats:
? #ENG have scored their eighth set piece goal this #WorldCup, at least two more than any other team
? Harry Maguire is the first player to score in a World Cup quarter-final match for @England since @themichaelowen in 2002#SWEENG pic.twitter.com/rRsmHFARum
— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) July 7, 2018
45′ STERLING HUMBET RAST TË ARTË! E pabesueshme, sulmuesi del i vetëm me portierin dhe nuk shënon dot. Anglia shpërdoron shansin!
43′ Sterling del i vetëm me portierin, por ishte në pozicion jashtë loje. E dha kryesori, pasi anësori lejoi avantazhin! Gjithsesi, Sterling nuk shënoi dot.
35′ Anglia vijon të kontrollojë ndeshjen dhe po provon të gjejë golin e dytë, ndaj një Suedie që nuk hapet në sulm.
31′ GOL ANGLIA! Meguair e zhbllokon! Në goditjen e parë nga këndi (Jang kroson) , Anglia godet për herë të parë kuadratin suedez dhe me kokë mbrojtësi Meguair nuk fal. Anglia shënon, në një ndeshje shumë të ekuilibruar deri tani.
GOALLLLLL!!!!!! HARRY MAGUIRE WITH A BULLET HEADER!!!! #SWEENG pic.twitter.com/JfgQlLmSee
— FIFA World Cup (@WorIdCupUpdates) July 7, 2018
19′ Zgjohet Anglia. Sterling bën rrëmujë jashtë zone dhe Kejn godet fort, por jashtë. Rreziku i parë në portën suedeze.
12′ Suedia më agresive dhe Klaeson tenton nga distanca, me topin që shkon mbi traversë. Zemërohet portieri anglez Pikford.
10′ Henderson ankohet, arbitri e kërcënon me karton. Nëse ndëshkohet, mesfushori pezullohet në rast kualifikimi të Anglisë.
5′ Shumë studim, ende në pritje të dyja palët.
1′ NIS NDESHJA
?#SWEENG // #WorldCup pic.twitter.com/JuS69KDXNI
— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) July 7, 2018
Suedia e Anglia përballen në sfidën e tretë çerekfinale për Kupën e Bots dhe është një sfidë shumë interesante, mes dy skuadrash që kanë shkëlqyer në këtë Kupë Bote. Suedia e nisi pa ambicie të mëdha, por e kaloi grupin duke luajtur një futboll shumë të mirë dhe duke lënë jashtë Gjermaninë, ndërsa në turin e shkuar fitoi me meritë kundër Zvicrës. Në 4 ndeshje në Rusi, Suedia ka pësuar gol vetëm nga Gjermania, çka konfirmon se pika më e fortë e saj është mbrojtja.
Në krahun tjetër, Anglia ka ndjekur një rrugë krejt të kundërt, sepse ka pësuar gol në çdo takim, por gjithsesi sulmi ka qenë në lartësinë e duhur, me sulmuesin kryesor Herri Kejn që është favorit për të fituar Këpucën e Artë. Anglia nuk ka një bilanc të mirë kundër Suedisë në ndeshje zyrtare, me vetëm një fitore në 8 takimet e fundit.
Sytë janë natyrisht te Kejn, ai është shpresa e madhe e Anglisë dhe basti që ka rezultuar fitues në çdo ndeshje ku ka luajtur, ndërsa Suedia nuk ka realisht një lojtar të aftë të shënojë rregullisht.
Për ndeshjen e sotme të dyja palët janë me më të mirët, sepse nuk kanë dëmtime e pezullime. Historia flet për një sfidë tepër të ekuilibruar, sepse Anglia ka fituar 8 herë e Suedia 7 herë në 24 përballje.