Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha do të gjenden sërish përballë njëri-tjetrit, këtë herë në kampionatin italian. Në ndeshjen e Serisë A, Lacio do të përballet ndaj SPAL-it.
Këtë herë gjenden sërish dy portierët e Shqipërisë, ndërsa konkurrencën e tyre e kishin edhe te Kombëtarja. Kjo ka bërë që italianët të bëjnë një artikull për gardianët kuqezi me titullin: “Shokët shqiptarë, por që janë gjithmonë rivalë”.
Në të tregohet historia sesi është ngritur Strakosha përgjatë këtyre viteve dhe me ndihmën e fatit, ndërsa Etrit Berisha ka këtë vlerësim: “Thomas është e ardhmja. Unë atë e konsideroj si vëlla të vogël”. /Sport Ekspres/