Italia shtanget nga Berisha! Ishte i çmendur, nota më e lartë edhe se i gjithë Juventusi

Takimi mes Juventusit dhe Spal ka përfunduar me fitoren 2-0 të bardhezinjve. Një ndeshje e madhe ishte kjo e sotmja për portierin shqiptar, Etrit Berisha, që ka bërë mrekullinë në disa raste me pritjet e tij. Ndoshta në ndeshjen që mund të cilësohet padyshim si më e mira në karrierë.

Madje gardiani i Spalit ka marrë edhe vlerësimin më të lartë pas përfundimit të ndeshjes, ku ka marrë notën 8 nga media “Goal”. Portieri shqiptar ka kaluar kështu edhe gjithë lojtarët e Juventusit me këtë vlerësim, pasi nota më e lartë për ekipin e Sarrit i takon mesfushorit Pjaniç me vlerësimin 7.5, i ndjekur më pas nga Ronaldo dhe De Ligt me 7.

Berisha ka bërë pritjen e vitit në pjesën e parë, ku i mohoi golin Ramsey-t nga një goditje prej vetëm 2 metra larg. Instiktet dhe aftësitë e tij i tregoi edhe në pritjet që realizoi ndaj Ronaldos apo Khedira-s, që ishin po të një kualiteti të lartë. Rrjetet sociale si “Twitter” kanë shpërthyer, po ashtu si edhe mediat italiane, që e kanë ngritur në piedestal figurën e Etrit Berishës. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/VMoo3ath/status/1177946095579750400

 

https://twitter.com/VMoo3ath/status/1177951537861189632