Italia ka përfunduar sot fazën e miqësoreve përgatitore për EURO 2024-n. Axurrët janë përballur sot me Bosnje-Hercegovinën, të cilën e mposhtën me shifrat minimale 1-0. Spaleti vendosi të provonte një tjetër skemë në këtë miqësore, duke i rreshtuar lojtarët në formacionin 3-4-2-1.
Skema rezultoi pozitive për Italinë, që luajti një ndeshje më të mirë krahasuar me atë kundër Turqisë pak ditë më parë. Goli i takimit u shënua në minutën e 38 dhe mban autorësinë e Fratezit. Ky i fundit kërceu në zonë dhe goditi në ajër topin me të djathtën e tij, për të ndalur më pas në rrjetë. Italia shkon kështu me fitore drejt Gjermanisë, ku ndeshjen e parë do ta luajë përballë Shqipërisë më 15 qershor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/