Italia regjistroi sot rekordin e vdekjeve, flet Igli Tare: Të mbyllet deri në fund Seria A! Do ishte fatale për futbollin

Igli Tare ka folur për situatën e pazakontë në të cilën gjendet Italia. Në vendin fqinj vazhdon të ketë një numër të madh vdekjesh. Gjatë këtyre ditëve të fundit është pritur edhe përmirësimi i situatës, por që nuk po ndodh kurrë.

Italia ka publikuar vetëm para pak minutash shifrën zyrtare dhe atje numërohet rekordi më i keq, me 969 vdekje. Gjithashtu ulje nuk po njeh as numri i të prekurve, duke qenë ende një gjendje alarmante. Nga ana tjetër, drejtuesit e lartë të futbollit presin për kampionatet.

Vetëm pak orë më parë, Igli Tare ka folur për “Tuttosport”: “Prioriteti është luftimi i virusit dhe mbyllja e këtij sezoni. Duke mos e bërë këtë gjë, do të ishte fatale për situatën ekonomike të futbollit. Shpresojmë që kampionati të luhet deri në fund, edhe pse nuk e dimë se kur mund të mbyllet. Vetëm më vonë mund të mendojmë për organizimin e merkatos. Do të jetë e komplikuar, normalisht. Mua personalisht nuk më intrigon ideja që të zgjas deri në dimër merkato”, ka thënë Tare. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online