“Ismajli, Kosova fitoi 5-0 kundër Maltës dhe Shqipëria humbi 0-4 me Skocinë, si ndiheni?”! Pyetja pa sens që iu drejtua mbrojtësit të Kombëtares

Shpeshherë thuhet se pyetja e keqe nuk ekziston nga gazetarët, por kjo shprehje nuk është gjithmonë e vërtetë. Ka disa raste kur një pyetje është e gabuar dhe pikërisht në një prej këtyre rasteve, mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, e ka hequr vetë në lëkurë. Mes një presioni të atëhershëm si me Mujën dhe Dakun tani, për kalimin e Ismajlit nga Kosova te Shqipëria, sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, duhej edhe një pyetje pa sens që u bë nga dikush në Shqipëri.

Menjëherë pasi Ismajli debutoi me Shqipërinë, në atë humbje kundër Skocisë me shifrat 0-4, mbërriti pyetja: “Ardian, Shqipëri-Skoci 0-4, Maltë-Kosovë 0-5, si ndihesh për zgjedhjen e bërë?”. Sigurisht, klikimet dhe titujt kanë rëndësinë e tyre për çdo media, por në këtë rast, është më shumë e ekzagjeruar. I pyetur në programin e ri Koha Shtesë, pavarësisht gjithë kësaj situate që edhe vetë Ardiani nuk mund ta harroj kurrë në jetën e tij, sërish mbrojtësi shqiptar tregon gjithë profesionalizmin e tij duke “ia lënë së shkuarës”. (Intervistën e plotë e lexoni më poshtë)

“Puna e gazetarit është gjithmonë provokuese. Dihet se kush është gazetar i mirë dhe kush është i keq. Unë kam vetëm një mesazh, që nuk është kurrë mirë që të pyesësh dikë dhe të provokosh me Kombëtaren. Këto nuk i shërbejnë askujt. Lexuesit dhe tifozët nuk kanë faj, ata lexojnë atë artikullin që jepet, por nuk e dinë sesi ka qenë pyetja dhe intervista e saktë. Futbollisti duhet të jetë profesionist, ashtu si edhe gazetari”, tha Ismajli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online