Ismajli ishte një “mur” i pakalueshëm kundër Interit, krenohet trajneri: Dola me kokën lart nga “San Siro”

Spezia ka humbur sfidën e sotme kundër Interit me rezultatin e ngushtë 2-1. Por pavarësisht shifrave, ekipi i sapo ngjitur në Serie A ka bërë një paraqitje për t’u vlerësuar, duke marrë para sysh faktin se përballë kishin një skuadër që mban vendin e dytë në tabelën e renditjes dhe që objektiv ka titullin kampion.

Titullar në këtë përballje ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili shkëqleu me atë çfarë shfaqi përgjatë lojës. Futbollisti i Kombëtares kuqezi ishte një “mur“ i pakalueshëm kundër Interit, duke ia bërë kështu minutat të vështira Lukakut dhe lojtarëve të tjerë zikaltër. Ndeshja e sotme ka lënë një shije mjaft pozitive te trajneri i Spezias, i cili krenohet me lojën e skudrës së tij në prononcimin e dhënë pas përfundimit të takimit.

“Të largohesh me jë humbje në “San Siro” është në rregull, por pas 90 minutave ndihem i kënaqur me performancën e djemve. Le të mos harrojmë se na mungonin shumë lojtarë, por pavarësisht se kush hyn në fushë, skuadra përgjigjet mirë. Kundër një “makinerie lufte” si Interi ia arritëm të dilmin nga “San Siro” me kokën lart, ashtu si bëmë edhe ndaj Milanit“, ka deklaruar Vincenzo Italiano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online