Ismajli i lë vendin në qendër të mbrojtjes, koha që Ajeti të shkëlqejë përkrahë Gjimshitit

Ndeshja me Republikën Çeke po afron dhe Silvinjo është i detyruar që këtë herë të bëjë ndyshime në qendër të mbrojtjes. Mungesa e Ardian Ismajlit është konfirmuar, teksa dëmtimi i pësuar te Empoli ia bën të pamundur grumbullimin me Kombëtaren. Lojtari shqiptar lë një boshllëk të madh në qendër të mbrojtjes, por Silvinjo e ka zgjidhjen në stol.

Arlind Ajeti është në dispozicion të trajnerit brazilian. 30-vjeçari ka një përvojë të ndritur me fanellën kuqezi. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu me Shqipërinë në rrugëtimin e saj në Euro 2016, aq sa mori edhe nofkën “Ministri i Mbrojtjes”. Ajeti ka gjetur sërish formën më të mirë fizike, duke qenë një titullar në formacionin e CFR Kluzhit në Rumani. Ndoshta ka ardhur koha të shkëlqejë sërish me Kombëtaren kuqezi, këtë herë në një ndeshje vendimtare që mund t’i japë Shqipërisë një tjetër Europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online