Ardian Ismajli bëri debutimin e tij dje me fanellën kuqezi, por sot kishte ardhur momenti që të fliste para mediave. Në konferencën për shtyp, mbrojtësi komentoi emocionet e debutimit, por dhe humbjen me Skocinë
“Nuk e kisha menduar që do shkonte kështu, por fati bëri që Mavraj të ndëshkohej me të kuqe dhe më pas të aktivizohesha unë. Në futboll ndodhin këto gjëra, duhet të mbajmë kokën lartë dhe të shohim para”.
“Ishte momenti të ndihmoj skuadrën. Emocionet ishin të mëdha, por kur u futa në lojë emocionet u bënë dhe më të mëdha. E prisja debutimin”
“Grupi më ka pritur shumë mirë, lojtarët më kanë afruar, kemi marrëdhënie të mira. Gjërat po shkojnë mirë”.
“Çdo ekip kombëtar ka momente krize, besoj se do e kalojmë shumë shpejtë këtë dhe do të kthehemi te rezultatet pozitive. Besoj se do të vij sërish koha, si ajo e kualifikimit në Francë”.