Ismajli bën me dhimbje koke Silvinjon, mbrojtësi shqiptar largohet i dëmtuar nga fusha e lojës

Kombëtarja shqiptar ka marrë një lajm të keq mbrëmjen e sotme. Ardian Ismajli ka bërë me dhimbje koke Silvinjon, teksa është larguar i dëmtuar nga fusha në përballjen kundër Udinezes. Mbrojtësi shqiptar ka ndjerë një shqetësim muskulor gjatë ndeshjes.

Ismajli pësoi një lëndim në kofshë pas një përplasjeje në fushën e lojës, duke e bërë të pamundur vazhdimin e lojës. Trajneri i Empolit ka ndërhyrë nga stoli, duke e zëvendësuar në minutën e 76 të takimit. Mbetet për t’u parë se në çfarë shkalle është dëmtimi i tij dhe nëse do të jetë e mundur që të jetë në fushë kundër Republikës Çeke në 12 tetor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *