Shteti Islamik – ISIS – kërcënon se do të shënjestrojë Kupën e Botës 2018 në Rusi, për sulmet e përgjakshme që e kanë bërë terrorin e botës këto vitet e fundit.
Një poster i Lionel Mesit, i cili nxjerr gjak nga njëri sy dhe është pas hekurave, është shpërndarë nga ISIS për të përhapur panik.
Është imazhi i dytë publikuar brenda një jave nga ekstremistët islamikë, pas posterit të një luftëtari të armatosur me armë dhe bomba jashtë një stadiumi – duke mbajtur edhe flamurin e ISIS – ndërsa shkruhen fjalët: “Betohem se zjarri i Muxhahedinëve do t’iu djegë… vetëm prisni”.
Kupa e Botës do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete Ruse, me finalen që do të luhet në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.