2019-ta ishte një vit suksesi i parashikuar për Përfaqësuesen e Kosovës. Sinjali erdhi nga “Uefa Nations League” ku dardanët kyresuan të parët e për të pasuar në kualifikueset e “Euro 2020”. Gjithçka nisi në mars. Kosova priste Danimarkën në një ndeshje miqësore. Dardanët befasojnë me lojën e tyre duke udhëhequr bindshëm. Vetëm një gol i miqëve në sekondat e fundit i ndan skuadrat në barazimin 2-2.
Ndeshjet e para në “Euro2020”, ndaj Bullgarisë në Prishtinë dhe Malit të Zi jashtë dhuruan të njejtin rezultat, 1-1. Megjithëse të gjithë flisnin se Kosova po na tregon një futboll të bukur. Oguri i mbarë erdhi në ndeshjet e rradhës. Dardanët mposhtin Bullgarinë në ndeshje kthimi dhe Republikën Çeke. Rashica dhe Vedat Muriqi ishin dy nga protagonistët kryesor të atyre fitoreve.
Anglia shënon 5 gola në pjesë të parë por pëson 3 në pjesë të dytë. Mund të pësonte dhe më tepër nëse tre luanët nuk do të rrisnin përqendrimin në fushë. Një ndeshje e çmendur që dhuroi padyshim emicione të mëdha. Sërish Muriqi dhe i shoqëruar nga Berisha, bën që festë të kishte edhe për dardanët.
Edhe fitorja ndaj Malit të Zi në “Fadil Vokrri” ishte një nga ato ndeshje që nuk kalojë në heshtje. Jehona e Kosovës kishte nisur që nga ndeshja me Anglinë ndërsa tani po shtohej edhe më tepër. Muriqi e Rrahmani rritën shpresat se vendi i dytë ishte i mundur.
Mirpo në dy ndeshjet e fundit ndaj Çekisë dhe Anglisë gjithçka rezultoi “knock out”. Anglia i dhuron tre pikë Çekisë dhe vjen me presion të madh në Kosovë. Përveç katër golave mori dhe shumë lule dhe një fair play si kurrë më parë. Nisur kjo mikpritje edhe për faktin se disa media angleze e cilësuan Kosovën një terren të vështirë rracismi.
Loja fantastike në ekip dhe individualisht bëri që futbollistëve të Kosovës t’u ngrihet vlera në tregun e transferimeve, në mesin e tyre e Milot Rashicës, Amir Rrahmanit, Bersant Celinës e Vedat Muriqit, derisa ky i fundit së fundmi u shpall edhe “Futbollisti më i Mirë i Vitit 2019” në Kosovë.
Kosova po ashtu është renditur në vendin e 115-të me 1174 pikë të grumbulluara dhe vlerësuara nga FIFA. Nëse kini ende dyshime, shuajni ato, ishte viti i Kosovës dhe një tjetër vit është duke ardhur./Sport Ekspres/