Dinamo ka hyrë seriozisht edhe në merkaton e verës pas rikthimit të saj në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë një organikë më të pasur në skuadër në krahasim me futbollistët që kanë qenë pjesë te dinamovitët në sezonin e fundit.
Kjo kërkohej me çdo kusht pasi gara në Superiore është tërësisht ndryshe nga ajo në Kategorinë e Parë. Afrimi i fundit i Dinamos është Patrik Bardhi që u konfirmua nga “Sport Ekspres” disa ditë më parë, por ishte vetëm çështje kohe zyrtarizimi. /Sport Ekspres/