“Ishte themelor për Scudetton”, ish-lojtari i Milanit do blindimin e Leaos: Do shihet nëse vjen i pari biznesi apo ambicja

Pas largimit të Franck Kessie te Barcelona, tifozët e Milanit u frikësuan për sulmuesin kryesor të skuadrës Rafael Leao. Sulmuesi potugez kërkon 6 milionë euro në sezon, një shifër që drejtuesit kuqezi vështirë se mund ta ofrojnë. Megjithatë të paktën dhe për një sezon Leao do të jetë pjesë e Milanit.

Sipas legjendës së Milanit, Serghinho, Leao do të jetë pjesë e ekipit dhe pritet të jetë shtylla kryesore e skuadrës. Sipas tij, ai ishte një nga arsyet pse kuqezinjtë arritën të fitonin kampionatin e 19-të në historinë e tyre.

“Rafa Leao do të jetë ende njeriu kyç sezonin e ardhshëm. Ai ishte themelor për Scudetton. Dhe nga e ardhmja e tij do të kuptojmë gjithashtu planet e pronësisë së re të Milanit. Një talent si ai duhet të blindohet, vetëm në këtë mënyrë krijohet mentaliteti fitues te një klub. Nëse nuk rinovon dhe do të shitej, atëherë do të thotë se biznesi është i pari që vjen dhe pastaj ambicjet”- deklaroi Serghinho./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *