Ishte talenti i Europianit, tani Sançes nuk shkon në Botëror

Para dy vitesh, kur Portugalia fitoi Kampionatin Europian, ra në sy edhe një djalosh i quajtur Renato Sançes.

Vetëm 18 vjeç, mesfushori i Benfikës u shpall Lojtari i ri më i mirë i Europianit dhe nis ankandi për të, me Bajernin që fitoi garën, duke paguar dhjetëra milionë euro.

Megjithatë, që atëherë gjithçka ka shkuar ters për mesfushorin e fuqishëm, që dështoi të Bajerni dhe akoma më keq ka shkuar huazimi te Suonsi në Premier Ligë.

Klubi uellsian pagoi 8 milionë euro vetëm për huazim një-vjeçar, por ka qenë një gabim i rëndë dhe Sançes jo vetëm që nuk ka treguar asgjë, por prej janarit ka dalë jashtë planeve të klubit.

Tani, natyrisht, Portugalia nuk e përfshin fare në listën e 35 lojtarëve, prej ku do dalë lista finale që do të shkojë në Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *