Fitorja e Brazilit kundër Koresë së Jugut ka qenë një nga temat e diskutimit në emisionin “Botërori Katar 2022“. Altin Sulçe ka treguar dashurinë e madhe që brazilianët kanë për futbollin, sport i cili në vendin e tyrë është një kult. Prezantuesi i emisionit tregon se ekzistojnë dhe histori të tilla kur brazilianët shesin vaktin e tyre të ushqimit vetëm për të ndjekur nga afër ndeshjet në stadium.
“Këta janë komb që e duan këtë vend. Të paktën unë kur lexoj ato historitë e Brazilit, që kishte brazilian që shisnin mëngjesin e tyre vetëm për të shkuar në stadium. Nuk hanin. Ishte e tmerrshme, ishte rrënqethëse. Aty është diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/