Ishte pranë trasferimit te Partizani, Prishtina gati t’i rrëmbejë të kuqve edhe Micin

Prishtina duket se nuk ka të ndalur me merkaton këtë verë. Mbrëmë bardhekaltrit i rrëmbyen dëshirën e mesfushës Partizanit, teksa zyrtarizuar Sabien Lilajn. Por në kryeqytetin e Kosovës po përgatisin edhe një tjetër kalim të bujshëm pas ish-lojtarit të Skënderbeut.

Bëhet fjalë për Gledi Micin. Ky i fundit është futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Shkëndjën e Tetovës dhe është në kërkim të destinacionit të radhës në karrierën e tij. Tirana u përfol në merkato, ndërsa “Gazeta Olle” bën me dije se mbrojtësi ishte pranë kalimit te Partizani, por bllokimi i merkatos ka bërë që ish-lojtari i Skënderbeut të ndryshojë kurs.

“Kam pasur bisedime me Prishtinën, por akoma jemi në hapat e parë. Aktualisht jam futbollist i lirë dhe jam në pritje të ofertave nga Kosova”, ka thënë Mici për “Gazeta Olle”. Kështu, nëse bisedimet përfundojnë me një firmë në kontratë, atëherë Prishtina do i rrëmbente kështu lojtari ne 2-të Partizanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *