Adnan Januzaj ka qenë jashtë planeve të Jorge Sampaolit këtë sezon. Lojtari me origjinë shqiptare ka pasur fare pak minuta në këmbët e tij te Seville, prandaj këtë merkato është diskutuar për transferimin e tij. Valencia e Gattuso-s ishte pranë huazimit, por çështja e pagës la gjithçka pezull.
Vetë trajneri i Seville-s pranon në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Cadiz-in se ishte thuajse i kryer transferimi i Januzajt, por tashmë i duhet ta përfshijë përsëri në listë, pasi lëvizja dështoi.
“Ne e kemi futbollistin sepse nuk ka një vendim, por më thanë në një moment se negociatat ishin shumë të avancuara. Pothuajse e mbyllur”, ka thënë Jorge Sampaoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/