“Ishte një sjellje e çuditshme, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”! Misteri i madh me arbitrin që gjykoi te Barcelona-Napoli, çfarë mbante në veshin e djathtë?

Gjyqtarët në ndeshjet më të rëndësishme nuk kanë të drejtë të gabojnë dhe shumë shpesh janë nën vëzhgim, ndaj gjenden në qendër të vëmendjes për çdo vendim apo detaj. Kështu ndodhi edhe me Danny Makkelie, arbitri i ndeshjes së kthimit të ndeshjes së 1/16 mes Barcelonës dhe Napolit. Pas ndeshjes, vetë holandezi përfundoi në qendër të një misteri të vogël, për shkak të pranisë së një objekti të çuditshëm në veshin e tij të djathtë, ndërsa në të majtë ishte një kufje klasike që përdorej për të komunikuar me anëtarët e tjerë të ekipit të arbitrave dhe dhoma VAR. Ishte ish-arbitri spanjoll Mateu Lahoz ai që vuri re se kishte diçka të çuditshme në sjelljen e Makkelie në fushë. Kjo vlen veçanërisht për situatat që kërkonin ndërveprim me pjesën tjetër të ekipit të arbitrave dhe në bisedat me lojtarët në fushë.

Më konkretisht, Makkelie vonohej shumë për të dhënë kartonët, për të marrë vendime dhe për më tepër, nuk ia shpjegonte fare vendimin e tij lojtarëve që protestonin. Në atë moment, Lahoz, i cili po komentonte ndeshjen për një televizion spanjoll, sinjalizoi se diçka jonormale po ndodhte dhe kamerat arritën të regjistrojnë një objekt të pazakontë të ngecur në veshin e djathtë të Makkelit, me shumë gjasa një pajisje për komunikim. Makkelie është një arbitër shumë me përvojë në nivelin më të lartë dhe deri më tani nuk është zbuluar kurrë që të ketë probleme me dëgjimin në rast se dikush mendonte se ai mbante një aparat dëgjimi.

Prandaj Lahoz i kërkoi UEFA-s të ndërhyjë dhe të shpjegojë se si është e mundur që një gjyqtar të dalë në fushë me të dy veshët të mbuluar nga pajisje që kufizojnë aftësinë e tij për të komunikuar. “Arbitri i ndeshjes nuk mund të gjykojë kur është i shurdhër në fushë. Ai humbi shumë kohë për t’u dhënë kartona të verdhë apo indikacione për skuadrat. Nuk kam parë kurrë më parë diçka të tillë. Është diçka që UEFA duhet ta shpjegojë.” tha Lahoz. /Sport Ekspres/