“Ishte nga pakujdesia, askujt mos t’i ndodhi”! Bajram Jashanica kujton momentin e errët të karrierës

Bajram Jashanica do të mungonte për dy vite në futboll, pas dënimit të marrë nga UEFA për përdorimin e substancave të ndaluara. Futbollisti i Skënderbeut u rikthye edhe më i fortë se kurrë, megjithëse futbolli u ndalua, këtë herë për shkakun e Koronavirusit. Në një intervistë për “Gazetën Olle”, mbrojtësi i korçarëve ka thënë se lutet që asnjë prej lojtarëve të tjerë të mos i ndodhi e njëjta gjë.

“E kam thënë shumë herë se kjo ishte periudha më e errët e karrierës time. I lutem Zotit mos t’i ndodh ndonjë futbollisti kjo siç më ka ndodhur mua nga pakujdesia, që më kushtojë me karrierë në futboll. Por tani për tani nuk dua as të mendojë, sepse jam duke shikuar vetëm përpara drejt të ardhmes.

I nisa mjaft mirë ndeshjet në kampionat, por fati i keq ishte pezullimi i ndeshjeve si shkak i këtij virusi. Gjithsesi pres që kjo situatë të kalon sa më parë, sepse tani për tani jam duke stërvitur në kushte shtëpie, me ato mundësit që kemi për të mbajtur formën në nivel.

Isha në kontakt me lojtarët e Kosovës, pasi i kam edhe shok shumë të mirë, por isha disa herë edhe në grumbullimet që kishin gjatë kohës që qëndronin në Prishtinë. I kam vizituar edhe stafin e Kombëtares, por edhe presidentin Ademi, dhe gjithë ata që janë pjesë e kësaj familje që po na bën krenarë gjatë kësaj periudhe.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj Maqedonisë, e dimë të gjithë që kujdesi duhet të jetë maksimal pasi kemi të bëjmë vetëm me një ndeshje. Deri në qershor kemi kohë që gjithë futbollistët në ekip të jenë në formë të mirë, dhe besoj se kemi një ekip shumë të fortë dhe do të jemi ne ata që në fund do të fitojmë.

Shpresoj që të kualifikohemi dhe më pas presim e të shohim. Unë kam dhënë çdo herë maksimumin tim në fanellën e Kosovës. Unë do të jem i gatshëm në çdo moment për Kosovën, madje duke dhënë edhe 100 për qindëshin nga vetja ime”, tha Jashanica. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online