Ishte nga më të mirët në fushë kundër Espanjolit, klubi i njohur spanjoll nis negociatat me Ivan Balliun

Ivan Balliu po vazhdon paraqitjet pozitive edhe këtë sezon të ri. Mbrojtësi shqiptar spikati mbrëmjen e sotme kundër Espanjolit, ku ishte ndër më të mirët në fushë. Rajo Vajekano ka fituar me rezultatin 0-2, ndërsa “Sofascore” e vlerëson performancën e Balliut me notën 7.4. Vetëm Ismaila Cis vlerësohet më shumë se ai në radhët e Rajo Vajekanos.

Paraqitjet e bëra nuk kanë kaluar pa u vënë re. Vijareali ka nisur negociatat me Ivan Balliut për ta bërë pjesë të skuadrës së tyre. Fojth do të largohet drejt Barcelonës dhe klubi i njohur spanjoll sheh futbollistin e Kombëtares shqiptare si zëvendësuesin e duhur të tij. Kujtojmë se në sezonin e shkuar Vijareali ishte befasia e madhe e Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Juventusin dhe Bajernin e Mynihut për të mbërritur deri në fazën gjysmëfinale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *