“Ishte ndryshe në kohën tonë”! Solskjaer: Nëse i ngre zërin një lojtari të ri, shkon të qajë te mamaja dhe babai

Ole Gunnar Solskjaer njihet si një nga futbollistët më të mirë të Mançester Junajtid, i cili pati mundësinë të punojë si trajner në këtë klub.

Në një nga intervistat e fundit ai ka folur për tema të ndryshme, njëra prej të cilave ishte se lojtarët e rinj janë shumë të ndjeshëm.

“Shokët e skuadrës në dhomën e zhveshjes ishin fantastikë. Keane ishte një lider dhe të gjithë e dëgjonin. David May ishte qesharak dhe përgjegjës për atmosferën. Gary Neville gjithmonë bënte diçka, ashtu si sot. Nicky Butt dhe Ryan Giggs ishin fantastik. Ishte një dhomë e mrekullueshme e zhveshjes me njerëz që urrenin të humbnin”, tha Solskjaer.

Ai pranoi se ka pasur shumë zënka pas ndeshjeve të këqija.”Kur humbin, ata do të debatonin, por kështu duhet të jetë. Duhet të dridhesh pak kur të shkosh keq. Nëse ua bën këtë lojtarëve tani, ata shkojnë të qajnë te mamaja, babi, menaxheri. … Ata janë si flokët e borës. Jo shumë nga lojtarët e sotëm do të mbijetonin në atë dhomë zhveshjeje,” tha Solskjaer. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online