“Ishte i jashtëzakonshëm”! Keidi Bare kthehet më i fortë se kurrë te Espanjol, vlerësimi nga ekipi që kërkon ngjitjen në La Liga

Keidi Bare luajti nga minuta e parë në përballjen e fundit të fituar nga Espanjol kundër Mirandes, 3-0. Për shkak të dëmtimeve të shumta, futbollisti shqiptar e ka pasur të vështirë që të ketë shkëlqim në karrierën e tij dhe për këtë arsye e ka humbur vendin e titullarit.

Por pas dëmtimit të Lozanos, Bare zuri vendin e tij dhe zhvilloi një nga ndeshjet më të mira. Vlerësimi ka ardhur edhe nga vetë ekipi i Espanjol, që tregon se kjo ishte ndeshja e 100 në karrierë e Bares me fanellën e kësaj skuadre. “Bare ishte një nga lojtarët që u paraqit në mënyrë të jashtëzakonshme kundër Mirandes. Ai mori vlerësim nga ekipi edhe për shkak se arriti në 100 ndeshje zyrtare me Espanjol”, shkruan ekipi spanjoll. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online