Myrto Uzuni e ka mbyllur para kohe ndeshjen e djeshme mes Granadas dhe Betis. Sulmuesi shqiptar e la fushën e blertë në minutën e 37 pasi u dëmtua.
Por lojtari i Kombëtares ka ndierë shqetësime edhe para se të luhej kjo ndeshje. Frika është e madhe për një dëmtim serioz, megjithatë përgjigja do të merret sot pas ekzaminimeve mjekësore, ku do të marrë fund edhe makthi i Shqipërisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/