Ivan Perisiç ishte heroi i Interit mbrëmjen e djeshme. Dygolëshi i tij i dha zikaltërve trofeun e Kupës së Italisë në finalen kundër Juventusit. Kroati u vlerësua si njeriu i ndeshjes, por menjëherë pas përfundimit të përballjes ka lëshuar shigjetën drejt Marotës dhe klubit.
Marota u shpreh optimist për rinoviimin e Perisiçit, por ky i fundit nuk është në të njëjtin mendim dhe jep sinjale largimi. “Rinovimi? Nuk e di akoma. Nuk flitet kështu me lojtarët e rëndësishëm. Nuk pritet deri në momentin e fundit. Edhe kjo është e vërtetë”, ka thënë Ivan Perisiç./Sport Ekspres/