Andi Hadroj ishte një goditje e zgjuar e Partizanit. Mbrojtësi iu përgjigj menjëherë nivelit të lartë dhe veshi fanellën e Kombëtares.
Ndërkohë në një njoftim të fundit, të kuqtë tregojnë se mbrojtësi ka rinovuar deri në 2026.
“Partizani njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Andi Hadroj. Mbrojtësi 24 vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2026.
Një hap që konkretizon pozitivisht të ardhmen e titullarit të kampionëve, njëkohësisht edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues”, shkruhet në njoftim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/