Ishte goditja e madhe në merkato, Memolla tregon si firmosi me Egnatian: Në orë 9 mora telefonatën, në 3 u mbyll gjithçka

Hysen Memolla ka folur përmes një lidhjeje paralele me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”. Mbrojtësi shqiptar ka zbuluar detaje nga transferimi i tij te Egnatia. 30-vjeçari është shprehur se ardhja e Bekim Balajt në Superiore nuk ka ndikuar te zgjedhja e tij. Memolla tregon se vendimi për të hedhur firmën në kontratë ishte i shpejtë dhe u vendos brenda pak orësh nga momenti i telefonatës së presidentit Demrozi.

“Nuk jam ndikuar nga ardhja e Bekim Balajt. Biseda ime ka qenë ndryshe. Më mori në telefon presidenti dhe më tha nëse ke dëshirë të kthehesh këtu ku ke origjinën, me një ekip shqiptar. Telefonata u bë në 9 të mëngjesit dhe në orën 3 u mbyll gjithçka”, ka deklaruar Hysen Memolla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online