“Ishte gjithmonë i qeshur”, Pejiç tregon si lindi miqësia me Grillon: Erdhi më takoi edhe në Zagreb

Kosta Grillo nuk mundi të fitonte betejën e gjatë me Covid-19. Pas shumë ditësh në intubim, komentatori i njohur shqiptar është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, duke trishtuar gjithë ambientin sportiv në vendin tonë. Një ndër personat që është prekur nga ky lajm është edhe Pero Pejiç, i cili ka treguar se si ka lindur miqësia e tij me Kosta Grillon në një prononcim për emisionin “Sport Magazine” të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”.

“Një person që ishte për mua super, pa asnjë gafë, pa asnjë fjalë të keqe për Kostën. Kur ishim bashkë për kafe gjithmonë qeshte. Nuk mërzitej për asnjë sekondë. Kam vetëm fjalë të mira për Kostën. Kur erdhi sot në mëngjes lajmi shumë i keq nga Turqia shumica janë mërzitur. Jo vetëm unë, shumica e njerëzve e respektojnë shumë dhe do flasin sot vetëm fjalë të mira. Por kjo është jeta, nuk e di çfarë të flas më shumë. Kur unë shkova në Kroaci dhe qendrova atje për 3-4 vjet gjithmonë më shkruante në “Facebook” dhe njëherë erdhi në Zagreb më takoi”, ka thënë Pero Pejiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *