“Ishte frikë“! Kordeiro rrëfen në Brazil përjetimet e tërmetit dhe pandemisë: Po të kapnin në rrugë të arrestonin

Shqipëria ka kaluar një muaj shumë të vështirë kohët e fundit. Duke nisur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit e deri te situata e vështirë e karantinës për shkak të pandemisë Covid-19. Të gjitha këto i ka sjellë në vëmendje futbollisti i Partizanit, Uilliam Kordero. Ky i fundit ka folur gjatë për mediat në Brazil, ku ka treguar përjetimet e tij në Shqipëri në lidhje me këto çështje. Për “Agencia Brasil”, mesfushori i “demave të kuq” ka shprehur edhe gëzimin e tij për rifillimin e kampionatit, ndërsa ka ndarë me vendlindjen e tij edhe disa nga masat që janë marrë në Superiore për të shmangur infektimin me Covid-19.

“Kampionati kishte filluar përsëri të mërkurën e kaluar, por unë isha i pezulluar. Fatkeqësisht, ne nuk fituam, por, veçanërisht, unë isha shumë i lumtur që luaja përsëri. Ankthi për kthimin e futbollit ishte i ndërlikuar. Kam pasur pak vështirësi. sepse u lëndova në javën e kaluar, një dëmtim i shpinës time, përveç mungesës së ritmit të lojës, gjë që është normale.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk donin ta rifillonin futbollin. Ata thanë se do të ishte vetëm një nga gjërat e fundit që do të ktheheshin, siç edhe ndodhi. Vetë vendi tashmë po kthehehej normalitetit, hapën bare dhe restorante. E vetmja gjë që mungonte ishte futbolli.

Është përcaktuar që në ndeshje do të ketë një numër të kufizuar të reporterëve dhe policisë, që persona jo të lidhur me takimin nuk mund të ishin në kontakt me skuadrën. Njerëzit, si presidentët dhe drejtorët. Gjatë udhëtimit për në stadium dhe para nxehjes, është e detyrueshme të vini maskë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Festimet? Unë mendoj se lejohen sepse pandemia është më paqësore këtu, në krahasim me vendet e tjera. Pashë shumë ekipe që shënonin gola dhe atletë duke festuar së bashku. Sigurisht që ne shmangim kontaktin, por nuk pashë një deklaratë të tillë, ku nuk duhej festuar.

Periudha gjatë pandemisë? Askush nuk mund të dilte në rrugë, vetëm për të shkuar në treg apo farmaci dhe për një orë. Ushtria ishte në rrugë. Duhej të rrinim në shtëpi. Nëse do të kapeshim në rrugë, ne mund të arrestoheshim. Pas javës së parë, ata hartuan një numër telefoni, të cilit, nëse do të duhej të largohesh, do të duhej të dërgoje mesazh 24 orë më parë. Nëse do të linitit në kohën e gabuar, ata do t’ju arrestonin. Kjo ishte për të gjithë që të respektonin karantinën. Ishte e komplikuar. Unë besoj se të gjithë ata qëndruan në shtëpi dhe qeveria bëri një punë të mirë. Qëndrimet ishin të drejta dhe të shpejta.

Tërmeti? Ishte një frikë. Në Tiranë ndjemë lëkundjen, por nuk pati shembje. Në bregdet pati shumë vdekje, për fat të keq. Klubi im bëri një veprim për të marrë pajisje dhe rroba për të pastrehët. Unë e pashë atë dhe e vendosa veten në vendin e atyre njerëzve sepse kam një djalë dhe pashë shumë fëmijë në atë situatë delikate“, ka deklaruar Uilliam Kordero./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *