“Ishte emocion që Edi Reja ishte në stadium”, trajneri i Erzenit: Kampionati shqiptar ka elementë për hedhur sytë Kombëtarja

Erzeni ka marrë një tjetër fitore mbrëmjen e sotme, kur kanë mundur Laçin me rezultatin 1-0. Ekipi nga Shijaku mban rrjetën të paprekur në këto 5 javë të para të kampionatit, si dhe merr kreun e renditjes në “Abissnet Superiore“. Në krahun tjetër Laçi e gjen veten në një krizë rezultatesh, me Vukiçeviçin që rrezikon vendin në krye të pankinës. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tye për “Ti Bo Gol“ në “Oversport“.

Kapllani (Erzeni): “Vinim pas një ecurie pozitive. I kisha thënë dhe djemve që kjo ishte ndeshje më e vështirë për ne. Mendoja që euforia mund të bënte të vetën. Por djemtë më kuptuan. Ulën kokën dhe morëm 3 pikët. Pjesa e parë ishte e barabartë. Vuajtëm pak më tepër. Pjesa e dytë mendoj që foli për ne. Krijuam raste, krijuam presion. Deri në minutën e fundit kemi luajtur për të fituar.

Ndalesa e Kombëtareve? Kam folur me djemtë se kjo ndalesë do në bënte mirë nëse do merrnim rezultate pozitive, gjë që e morëm. Do na shërbejnë shumë këto 12 ditë. Kishim ndarë që para ndeshjes që gjuajtësi i penalltisë do të ishte Krasniqi. Duke parë harmoninë në skuadër, Krasniqi si një lider, si një kapiten, mori topin dhe komunikoi me Amirin. I tha: “A je i qetë? Merre topin, gjuaj penalltinë dhe na jep tre pikët“. U ndjeva shumë mirë që trajneri i ekipit kombëtar me stafin e vetë ishte në stadium. Ishte emocion për mua si trajner. Skuadra ka elementë, por është ende herët për të përcaktuar që ka individë për ekipin kombëtar. Por kampionati shqiptar ka elementë që mund t’i hedhin sytë”.

Vukiçeviç (Laçi): “Laçi ka shumë probleme. Ka lojotarë që i humbet përpara sfidës. Ishte një humbje me penallti në minutën e 95 dhe kjo i djeg çdo trajneri. Është i vetmi ekip në Europë që humb 1-0 katër ndeshje. Do flas me presidentin. Kemi një komunikim shumë të mirë. Është normale që do të flas me presidentin për të mirën e ekipit. Do flasim hapur dhe të vendosim hapur.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online