“Ishte e vështirë të hyja në botën e re të Sarrit“, Hysaj tregon ngërçin që pësoi te Lacio: Erdha pas 6 viteve te Napoli, nuk ishte e lehtë

Elseid Hysaj ka dalë përpara mendiave pas ndeshjes së luajtur në Kupën e Italisë mes Lacios dhe Bolonjës. Mbrojtësi shqiptar i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përshtatjen e tij te bardhekaltrit. Shkodrani nuk është më i preferuari i Sarrit dhe pranon se e pati të vështirë të hynte në botën e re të trajnerit italian. Ndryshimi i skuadrës pas 6 viteve ishte i vështirë për të, por siç shprehet edhe vete Hysaj, tashmë është përshtatur plotësisht me Lacion.

“Ishte pak e vështirë për mua të hyja në botën e re të Sarrit, por këtë vit jam më mirë fizikisht. Po stërvitem, po përpiqem të kuptoj se ku mund të përmirësohem. Puna duhet të shpërblehet herët a vonë. Sarri është ndryshe këtu në krahasim me atë që ishte më parë? Jo ndryshe, vetëm se skuadrës, duke ndryshuar formë, iu desh pak më shumë kohë për të kuptuar lëvizjet, gjërat që kërkon trajneri. Tashmë gjërat po shkojnë mirë për djemtë, Luis Alberto Milinkovic janë të mirë dhe të zgjuar në ndryshimin e mentalitetit të tyre. Ne po ecim përpara, kjo shihet edhe në ndeshje, ne po bëjmë atë që dëshiron trajneri.

Sa kam ndryshuar në krahasim me sezonin e kaluar? Pak nga gjithçka, ardhja këtu pas gjashtë vitesh në Napoli ishte e vështirë edhe për mua, pavarësisht përvojës sime. Të ndryshosh gjithçka është ndryshe. Tani shkoj mirë me të gjithë shokët e mi, me të gjithë ekipin. Ne po fillojmë të lojën e trajnerit, po i futem edhe lojës së tij dhe është shumë bukur”, ka deklaruar Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online