“Ishte e ndershme të qendroja te Skënderbeu”, flet Jashanica: Largimi? Të shohim gjyqin e qershorit

Bajram Jashanica është rikthyer nga dënimi i gjatë 2-vjeçar te Skënderbeu, ndërsa arriti që edhe të shënonte në ndeshjen e fundit me Skënderbeun. Me shiritin e kapitenit në krahë, duket se lojtari i korçarëve po prek formën e tij më të mirë.

Në një intervistë për “Insporti”, ka treguar gjithë përgjegjësinë që i jep shiriti që mban në krahë. Kur flitet për largimin nga Skënderbeu, gjithçka është e qartë se lojtari do të presë edhe gjyqin e qershorit, për të parë vendimin që do i jepet korçarëve për në Europë.

“Është ndjenjë shumë e mirë, me pa durim e kam pritur të rikthehem aty ku e kam lanë. Po, shpresoj shumë që të arrijmë akoma më shumë. Po ishte një ndjenjë shumë e mirë pasi kam kaluar 6-7 vite këtu dhe erdhi një moment që të jem kapiten i ekipit është një motiv shtesë për mua dhe të vazhdoj akoma më shumë të punoj nuk është e thjeshtë ta mbash shiritin e kapitenit duhet përgjegjësi ta mbash atë dhe jam i lumtur dhe kam një përvojë ta mbajë.

Gjatë kësaj periudhe dy vjeçare që e thashë dhe më lartë që nuk dua as ta kujtoj. Normal kam bërë stërvitje  dhe pastaj stërvitje individuale, palestër dhe nga 4 janari 2020 jam fokusuar vetëm tek stërvitja me grupin dhe të arrij një formë optimale dhe besoj ja kam arrit shumë mirë. Po ka pas disa oferta si në Kosovë nga disa ekipe të Superligës, Maqedoni dhe këtu në Shqipëri por vendosa të jem pjesë e Skënderbeut deri në fund të sezonit pasi e kam parë edhe pak të ndershme që të jem këtu edhe në këto momente që po ndodhet klubi deri në qershor ka dhe gjyqin e fundit dhe pastaj do shikojmë. Shpresoj që të jetë një vendim pozitiv për ne”, tha Jashanica. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online