Ishte e dashura e Silvio Berluskonit! Në Itali çmenden të gjithë me Marta Fascina, fitoi më shumë vota në vendin që nuk kishte shkelur kurrë

E dashura e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi mori një mandat të ri në parlament. Marta Fascina u rizgjodh si deputete në Dhomën e Përfaqësuesve në Siçili. Kundërshtarët e kritikuan se, në fakt, ajo nuk shkeli kurrë atje, përveçse kur ishte me pushime që kur ishte vajzë e vogël. Në fund të fundit, ajo e ka pranuar së fundmi edhe vetë, por kjo nuk e ka penguar në fushatë dhe ka grumbulluar sërish më shumë vota.

E dashura e ish-kryeministrit të Italisë dhe ish-pronarit të Milanit, i cili tani menaxhon ekipin e ri të Serisë A, Monza, mblodhi rreth 45 për qind të votave në një vend ku nuk kishte qenë që kur shkoi me pushime me të atin, në kohën kur ishte në moshë fare të vogël. Antonio Ferrante kritikoi faktin se ai doli vetëm në vendin e tretë, pavarësisht pranisë së tij të vazhdueshme në Siçili javët e fundit, ndryshe nga Marta që zgjodhi të mos shkelte kurrë në vendin që fitoi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *