Vllaznia ka arritur që të dalë me një pikë nga ndeshja ndaj Teutës, në atë barazim me shifrat 1-1. Pjesa e parë ishte për t’u harruar nga niveli i treguar mes dy ekipeve, ku për t’u përmendur ishte kartoni i kuq i Aralicës. Në minutën e 33 sulmuesi do të tradhtonte shkodranët. VAR thërriti kryesorin e takimit, atje ku pa se ndërhyrja e Aralicës i tejkalonte limitet dhe ishte direkt në këmbët e kundërshtarit. Ndërkohë në minutën e 57 ishte Gjeorgjiev që kaloi në avantazh Teutën.
Trajneri Arapi bëri gati ndërrimin e tij me Koumbembën. Teksa po pritej edhe aksioni i fundit që Gjeorgjiev të dilte jashtë, mjaftoi një shtyrje e lehtë e topit dhe të mposhtej Zogovic. Pas festës së përfunduar, Gjerogjiev do të linte fushën e blertë. Gjithçka do t’i përkiste Vllaznisë më pas teksa Hoxhaj dhe Silva shpërdoruan dy raste të pastra për të shënuar. Barazimi do të vinte në minutën e 70 ku pas një aksioni fantastik dhe pasimi të mrekullueshëm nga Da Silva, Latifi dërgoi topin në rrjetë.
Menjëherë pas nisjes së topit, Koumbemba kishte mundësinë për të gjetur sërish avantazhin, por Dianje mori rolin e portierit duke shpëtuar Vllazninë nga humbja. Kjo pikë i ka kënaqur shkodranët, pasi ishin me 10 lojtarë për shumë minuta në fushë dhe më pak Renato Arapi që debutoi sot si trajneri i Teutës. Në fund të takimit vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas Goli” në “Supersport”
Arapi (Teuta): “Sigurisht që ka vend për përmirësim. Shpresoj që javët në vazhdim të bëjmë më mirë për këtë pjesë. Duke qenë se ekipi ka pësuar gola këto ndeshjet e t fundit menduam të bënim një lojë të ekuilibruar. Pavarësisht se në pjesën e dytë tentuam ta fitonim ndeshjen. Fati na mungoi edhe te rasti i Kevin. Po ta shikojmë ishte një top te 5 metërshi që mund të shkonim 2-1. Në momentet deçizive kemi probleme me vendosjen mbrapa. Jo pothuajse, por në çdo ndeshje kemi fituar. Kërkuam ta fitonim ndeshjen. Në pjesën e dytë futëm shumë lojtarë me tipare sulmuese. Nuk ia dolëm të shënonim. Kishte raste që mbyllja nuk bëhej në kohën e duhur. Shpresoj që në vazhdimësi të përmirësohemi edhe në manovrën sulmuese edhe në atë mbrojtëse. Duhet të bëjmë më shumë në mbrojtje për ti dhënë siguri edhe pjesës para.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/