“Ishte cinike”, Kokëdhima reagon për “JO-në” e Ramës ndaj sportit: Nuk mund ta injorojë kështu përgjegjësinë

Qeveria Rama i tha “jo” kërkesës për ndihmë të sportit shqiptar, megjithëse këta të fundit ashtu si shumë sektore të tjerë të Shqipërisë janë prekur nga kriza që pandemia Covid-19 ka sjellë me vete. Normalisht një vendim i tillë nuk është mirëpritur aspak nga shumë personalitete të botës së sportit dhe jo vetëm.

Këtë herë ai që reagon dhe del kundër kësaj zgjedhjeje të kryeministrit shqiptar është politikani dhe sipërmarrësi Koço Kokëdhima. Ky i fundit ka folur për televizionin “Ora”, ku shprehet se e sheh si cinike përgjigjen e Ramës për sportin, ndërsa tregon se nuk mund të injorohet kështu përgjegjësia për këtë degë të ekonomisë, që ka me mijëra të punësuar të cilët ndodhen pa para në këto momente të vështira.

“E kam thënë shumë herë se kishte një përgjigje cinike sot qeveria për Federatën Shqiptare të Futbollit, i thoshte: “Nuk paguaj unë rroga nga bota e futbollit sepse ato i deklarojnë pagat si fason”. Kjo është shumë cinike. Ne kemi qenë gjithmonë për ekonomi formale dhe kurrë për ekonominë informale. Pajtohem me çdo përpjekje të shtetit dhe qeverisë që ta ketë të zbardhur gjithë ekonominë.

Por fakti se disa klube nuk deklarojnë pagën e plotë të njerëzve për të shpëtuar ca sigurime shoqërore dhe ca efekte të tjera tatimore nuk është një arsye që qeveria ta injorojë përgjegjësinë që ka edhe për këtë degë të ekonomisë sonë, se është degë ekonomie futbolli. Këmi me mijëra të punësuar në futboll, mijëra trajnerë stafe teknike, lojtarë, administratorë, asistentë, funksionarë klubesh e kështu me radhë. Të gjithë këta janë të bllokuar sot dhe pa para dhe nuk janë njerëz të pasur ata, janë njerëz të varfër dhe me vështirësi. Nëse nuk marrin rrogat ata janë prindër dhe kanë nevoja jetike”, ka deklaruar Koço Kokëdhima./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online