Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur që të fitojë për herën e dytë ndaj Hungarisë dhe ka rritur optimizmin për kualifikimin në Botëror. Do të ishte hera e parë në histori, por në drejtimin e Rejës, Shqipëria ka thyer shumë mite dhe po shkruan gjithmonë një faqe historike. Për të komentuar këto rezultate të Kombëtares, në edicionin e lajmeve të “Ora Neës” ishte i ftuar edhe Altin Sulçe. Teksa ndërton një parlelizëm të bukur me kohën e Europianit, Sulçe shprehet se në historitë e bukur ka gjithmonë diçka që vjen si ndihmë. Dikur ishte Beogradi dhe dhënia e tre pikëve, ndërsa dje ishte mungesa e tifozëve hungarez.
“Ishte një ndeshje historike për Shqipërinë, fitore e madhe. Kemi parë shumë ndeshje me Hungarinë, por tani kemi arritur të fitojmë. Para ndeshjes në Elbasan Arena nuk e kishim mundur kurrë dhe nuk kishim marrë kurrë pikë me Hungarinë. Pra po ngrihet niveli i Shqipërisë nga ndeshja në ndeshje. Polonia? Oreksi vjen duke ngrënë tha Reja. Armando Broja po bën Shqipërinë që të ëndërrojë, po tregon forcë të madhe dhe është i veçantë. Mundet që të nxjerrë “gjarprin nga vrima”. Do të jetë ndeshje për nerva të forta, duhet të kemi kujdes në çdo moment. Polonia ka një shkollë më të mirë futboli dhe vjen me eksperienca të mira në Europian dhe Botëror. Por ne shpresojmë se do të përsërisim rastin e Europianit të Francës.
Duhet të vendosim mendjen në punë dhe vetëm me zgjuarsi mund t’ia dalim. Broja? Kishte pak art brutal brenda. I referohem raportimeve të Sport Ekspres dhe mediave të hungareze se ishte i njëjti lojtar që i vra.u ndeshjet, dy herë. Ka gjuajtje kirurgjikale dhe jo më kot luan në “Premier League”. Është ylli i ri i futbollit shqiptar. Hungaria pa tifozë? Sigurisht që na kanë ndihmuar fakti se luanin pa tifozë, krijojnë atmosfertë mbytëse në stadium. Por heq një vije paralele, gjithmonë në historitë e bukura të ndihmon diçka. Në kohën e Europianit të Francës kemi pasur fitoren në Serbi ku u dënuan për sjelljen e tifozëve dhe vjen tani rasti i Hungarisë”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/