Rikthimi pa gola i Bekim Balajt në “Abissnet Superiore” ka nxitur të ftuarit në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” të diskutojnë mbi rastet kur lojtarë shqiptarë të një niveli të lartë nuk lënë dot gjurmë në rikhtimet e tyre në elitën e futbollit shqiptar. Rezart Dabulla shpjegon se kampionati ynë i futbollit nuk është i lehtë dhe ky fakt vjen si befasi për vetëbesimin e lojtarëve të mëdhej që vijnë në Shqipëri.
“Këtë nuk e them vetëm tani, por nga eksperienca si lojtar. Edhe më parë na vinin lojtarë të ekipit kombëtar që nuk gjenin ekip tjetërkund dhe luanin me Tiranën, Partizanin. Vinin këtu dhe mendonin se do e gjenin fushë me lule. Thonin: ‘Jam futbollist i ekipit kombëtar dhe unë do shënoj 20 gola’. Por ka prej atyre që në fund shënojnë 3-4 gola. Këtu është futboll i vështirë. Ne jemi edhe pak të çrregullt, ndonjëherë luajmë edhe pa skema fare. Dhe kjo e bën të vështirë”, ka thënë Rezart Dabulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/