Empoli ka humbur në transfertë me shifrat 1-0 me Torinon. Goli i Zapatas vendosi fatin e këtij takimi, teksa te Empoli e nisën nga minuta e parë tre lojtarët e Shqipërisë, Etrit Berisha, Stiven Shpendi dhe Ardian Ismajli.
Notën më të dobët të takimit e morën këta futbollistë. Vlerësimi më i ulët që ka dhënë “Calciomercato” ishte nota 5 që i është dhënë dy lojtarëve, Ardian Ismajli që mund të bënte më mirë në momentin e golit dhe Stiven Shpendi që ishte tërësisht jashtë pritshmërive në majën e sulmit. Ndërkohë Etrit Berisha vjen menjëherë pas tyre me 5.5, teksa i rëndon jo pak momenti i golit të pësuar. /Sport Ekspres/