“Ishin gati të na bënin funeralin”, Bonuçi i kthehet kritikëve: Kemi 10 vite që fitojmë trofe, pejsa tjetër është dërdëllitje

Juventusi arriti në momentin e fundit zonën Champions në Serie A. Asisti erdhi nga Verona, e cila respektoi garën deri në fund dhe ndali Napolin në një barazim 1-1. Pas kësaj ndeshjeje është Leonardo Bonuçi ai që ka zgjedhur rrjetin e tij social në “Instagram” për të nxjerrë gjithë presionin e grumbulluar përgjatë këtij sezoni të vështirë për bardhezinjtë. Mbrojtësi italian i drejtohet të gjithë kritikëve që me zor prisnin mbetjen jashtë Champions-it të “zonjës së vjetër”.

“Ata ishin të gjithë gati, ata ishin atje duke pritur momentin e fundit për të qenë në gjendje të bënin atë që u pëlqen më shumë. Por nuk kishin llogaritur krenarinë e këtij grupi, mentalitetin e kësaj skuadre, moton e këtij klubi. Është e vërtetë, ky sezon ka qenë i luhatur, paraqitje të shkëlqyera dhe më pas të tjera më pak të bukura, pikë të humbura në rrugë dhe që zakonisht nuk i humbnim. Në fund të sezonit, sidoqoftë, ajo që merr është akoma ajo që merr. Në fushë. Dy trofe të fituar nga skuadra. Një objektiv i arritur kur të gjithë ishin tashmë të gatshëm të na bënin funeralin.

Por deri në fund ne e besuam dhe e morëm dhe në fund u gëzuam. Jemi të vetëdijshëm se sa i vështirë ka qenë një vit si ky edhe për tifozët tanë. Na mungojnë. Ne do të takohemi përsëri vitin e ardhshëm në shtëpinë tonë. Në Juventus Stadium në Champions League. Edhe pse nuk arritëm objektivat e mëdhenj, ne kemi trofe dhe arritje për të festuar, sidoqoftë të rëndësishme dhe të vlefshme . Nga dhjetë vjet na ndodh në mënyrë të përsëritur. Pjesa tjetër janë dërdëllitje. Jepi Juventus”, shkruan Leonardo Bonuçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *