“Ishim shumë keq në pjesën e parë, meritonim të pësonim gol aty”! Orges Shehi: Ky është futbolli, nuk ka arsye të mërzitemi

Tirana ka barazuar 1-1 në transfertë me Bylisin. Kjo pikë nuk mund të kënaqi bardheblutë duke parë luftën për titullin kampion dhe kalendarin e ngjeshur, por nga ana tjetër, për mënyrën sesi shkoi ndeshja, mund të shijojë si fitore.

Vendasit kishin raste të pastra për të shënuar në pjesën e parë. Në fillim e së dytës, Tirana mori lojën në kontroll. Por goli i Bylisit erdhi në momentin më të mirë të Tiranës. Eskerdinja do të realizonte me një predhë nga distanca në minutën e 65.

Kryeqytetasit e shtuan ndjeshëm presionin në minutat e fundit të takimit. Barazimi erdhi në minutën e 90 ku Hasani u gjend para portës kundërshtare dhe Damcevski ishte i pafat, ku devijimi i tij bëri që rezultati të barazohej në 1-1. Të gjithë me duart në kokë te Bylisi, që duket se dolën më të zhgënjyer sesa Tirana nga ky fund takimi. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëe për “Oversport”:

Orges Shehi: “E meritonim të pësonim një gol në pjesën e parë, ishte për t’u harruar. Pjesa e dytë ishte në drejtimin tonë, edhe për shkak të disa lëvizjeve. Pësuam një gol nga goditja standarte. Arritëm të shënonim, kërkuam golin e dytë, i tillë është futbolli. Pjesa e parë dhe ajo e dytë nuk ngjajnë me njëra-tjetrën. Ishim shumë keq në pjesën e parë. Nuk ka arsye të mërzitemi dhe të qajmë këtë që ndodhi, duhet të vazhdojmë përpara. Patrik nuk do të jetë më pjesë e skuadrës pas dëmtimit, Kristali po vjen në formën e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *