“Ishim e vetmja fitore për Partizanin”, Ultras Guerrils i kënaqet atmosferës së krijuar në Air Albania: Gjithçka tjetër shkoi keq

Partizani do të eliminohej nga turi i parë i Conference League. Pavarësisht se e fituan ndeshjen e parë me shifrat 0-1 në transfertë, të kuqtë nuk e mbajtën dot avantazhin në shtëpi. Ndërkohë Ultras Guerrils i kënaqet atmosferës së krijuar në stadium duke treguar se gjithçka tjetër shkoi në drejtim të gabuar.

“Edhe pse shija e zhgënjimit mbetet, duhet të themi që atmosfera dhe tifozët e shumtë e bënë që pasditja e djeshme të ishte e bukur, e zhurmshme dhe mes brezash të ndryshëm të frymojë ngjyra e kuqe. Kjo ishte e vetmja fitore, gjithçka tjetër shkoi në drejtim të gabuar”, shkruhet në reagimin e tifozëve të Partizanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *