“Ishalla nuk na e ulin pagën”, Albi Doka e kalon me humor: Tirana do të rikthehet me titull

Albi Doka është duke e kaluar karantinën me mikun e tij të ngushtë, Kristal Abazajn. Shpeshherë duke dalë shëtitje afër shtëpisë dhe duke luajtur, për të mbajtur edhe trupin në formë. Në një intervistë për “Top Channel”, mbrojtësi shpreson se Tirana do të rikthehet me titull. Ndërkohë që kur flitet për pagesën që mund të ulet, Doka e kalon me humor përgjigjen dhe kërkon që të mos ketë zbritje nga llogaria bankare.

“Ne po përpiqemi në këto kushte që të stërvitemi dhe me mikun tim Abazajn dalim ndonjëherë këtu afër shtëpisë. Shpresojmë se kjo situata do të marrë fund shpejt. Tirana kishte një ecuri shumë të mirë dhe na ka shtangur kjo gjë e keqe dhe shpresojmë se do të kthehemi me titullin. Uljen e pagesës? Nuk e kemi ne në dorë, vendosin të tjerët, por ishalla jo”, thotë duke qeshur Doka. /Sport Ekspres/

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online