“Isha vetë aty, 15 serbë sulmuan disa tifozë shqiptar“, Cenolli tregon çfarë ndodhi pas Serbi-Zvicër: Pa pikën e turpit policia mori vetëm shqiptarët

Mario Cenolli ishte i pranishëm në Katar në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës. Menaxheri shqiptar ka treguar për emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ prapaskenat që ndodhën jashtë stadiumit. Cenolli ka rrëfyer një episod të turpshëm, ku rreth 15 tifozë serbë kanë sulmuar dy tifozë shqiptar. E si për të mos mjaftuar kjo, ngjarjen e përkeqëson edhe veprimi i policisë së Katarit që ka marrë vetëm shqiptarët që po mbanin flamujt e tyre kombëtar.

“Gjatë gjithë ndeshjesj ka pasur shumë provokime nga ana e gjithë ekipit serb, duke filluar nga lojtarët e stolit, te stafi deri te lojtarët në fushë, po ashtu edhe publiku. Është për të ardhur keq, sepse në fund të fundit është vetëm një ndeshje futbolli. Por serbët shumicën e rasteve me provokimet e tyre mbase ndikuan edhe te performanca e tyre në fushë dhe humbën ndeshjen. Ajo për të cilën me vjen më shumë keq, janë skena të turpshme ato që ndodhën pas ndeshjes.

Unë asistova vetë te disa tifozë shqiptarë me flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë. U sulmuan nga gati 15 serbë. Skena të turpshme duke treguar gishtat. Isha vetë prezent aty. Ndërhyn policia dhe forcat e sigurisë katariote pa pikën e turpit morën vetëm dy tifozët shqiptar, ndërsa tifozët serbë ikën. Shkova dhe i thashë që shiko se është e drejta jonë të mbajmë flamurin që duam, por nuk donin t’ja dinin. Është për të ardhur keq. Gjatë gjithë ndeshjes pati shumë provokime, shumë të shara, sidomos ndaj Granitit dhe Xherdanit. Por në fund të fundit ata e morën mesazhin dhe jemi të gjithë të lumtur“, ka thënë Mario Cenolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *