Edmir Sali po kalon një sezon me nota pozitive në radhët e Kastriotit. Paraqitjet e tij kanë qenë në nivelin e duhur në “Abissnet Superiore”. Nisur nga ky fakt Sali ishte në pritje të një ftese të Kombëtares në ndeshjet miqësore që u zhvilluan në tetor dhe nentor. Është vetë 25-vjeçari që e pranon në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” se e meritonte një ftesë nga Kombëtarja.
“E prisja ftesën. Në ndeshjen e dytë e prisja ftesën, sepse isha i dyti në bazë të statistikave pas Sherrit. Por ftesa nuk erdhi”, ka thënë Edmir Sali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/