E FUNDIT/ “Unë shoh në Shqipëri atë që kam parë edhe në Argjentinë”, Zabaleta tani flet nga Tirana: Ky vend e dashuron futbollin

Në ditën e sotme është prezantuar trajneri i ri i Shqipërisë. Sylvinho ka dalë para gazetarëve për të dhënë konferencën për shtyp dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të para si tekniku i kuqezinjëve. Braziliani do të marrë në këtë aventurë të re edhe Zabaletan si krahun e tij të djathtë. Ky i fundit ka parë një ngjashmëri mes tifozëve në Argjentinë dhe atyre në Shqipëri.

“Unë shoh në Shqipëri atë që shoh në Argjentinë. Ky vend e dashuron futbollin, ne prandaj kemi ardhur këtu. Shohim shumë lojtarë të talentuar, me potencial të lartë. Disa prej tyre luajnë në kampionatet më të mira në Europë. Duhet të kemi besimin e duhur, futbollistët duhet të besojnë te vetja se do ta sjellin suksesin. Unë shpresoj se ne do t’i frymëzojmë që t’i bëjnë krenar njerëzit e këtij kombi”, tha Zabaleta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online