Mirlind Daku u shpreh pak ditë më parë se nuk e ka marrë ende një ftesë nga Silvinjo për Europianin e Gjermanisë. Por në një intervistë të fundit në Rusi, sulmuesi shqiptar ka thënë se është i kënaqur me performancat që ka zhvilluar kohët e fundit, duke lënë të nënkuptuar që e meriton ftesën e kuqezinjëve.
“Përpiqem të tregoj një performancë të mirë dhe të bëj aksione efektive. Jam i lumtur me lojën dhe paraqitjet e mia. Isha i bindur se do të tregoja një performancë të tillë. Kam qenë gjithmonë i fokusuar te përgatitja ime dhe te rezultatet e ekipit. Kur erdha në Rusi, nuk isha gati për këtë ivel konkurrimi në kampionat, por erdha në formë përmes zhvillimit të ndeshjeve”, tha Daku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/